​Rusia po përgatitet të dërgojë 2500 rezervistë në Ukrainë

Rusia planifikon të dërgojë deri në 2500 rezervistë në Ukrainë, sipas forcave të armatosura të Ukrainës.

Rezervistët aktualisht janë duke u trajnuar në rajonet Voronezh, Belgorod dhe Rostov të Rusisë, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“Komanda e forcave të armatosura të Federatës Ruse po përpiqet të rekrutojë personel dhe të përdorë rezervistë për të kompensuar humbjet e trupave të saj,” tha ushtria ukrainase.

Kjo vjen pasi aleatët perëndimorë të Ukrainës thanë se lufta e Rusisë në Ukrainë nuk ecën sipas planit të paraparë, me Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe që vlerëson se Vladimir Putin mund të ketë humbur një të tretën e trupave të tij që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pasi konfirmoi romancën e re, kriset marrëdhënia mes Robert Berishës dhe Nora Istrefit?

Story i radhës

E rëndë në Kosovë, 17-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital

Të fundit nga