E rëndë, gjendet një trup i pajetë në Drinin e Bardhë

July 22, 2023
1 minut lexim

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e kësaj të shtune në lumin Drini i Bardhë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për mediat në Kosovë se trupi është gjetur nga peshkatarët që ndodheshin për peshkim atje.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Sipas mediave, dyshohet se bëhet fjalë për një 59 vjeçare e cila ra nga Ura e Fshajtë në Gjakovë.

Rreth orës 15:40 policia është njoftuar se është gjetur një trup i pajetë në lumin Drini në fshatin Krajk. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatuar se në lum është gjetur një trup i njeriut që dyshohet se i përket një femre. Kufoma është gjetur nga peshkatarët, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i kufomës”, ka thënë Bytyqi.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do të jetë pjesë e BBV? Flet Albërie Hadërgjonaj

Story i radhës

Maliqi flet për mungesë investimesh në kryeqytet: Autostradat do të shërbejnë për të ikur nga Prishtina

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë