Grant Wahl, një gazetar futbolli shumë i vlerësuar, vdiq të premten në Katar derisa po mbulonte ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Holandës.
Agjenti i Wahl, Tim Scanlan, konfirmoi vdekjen në një intervistë telefonike të premten mbrëma. Scanlan tha se Wahl kishte qenë në këndin e shtypit në minutat e fundit të ndeshjes kur atë e kapi ankthi.
Ai besohet se vdiq në një spital në Katar ose derisa ishte duke u dërguar drejt tij, pasi nuk u ndje mirë.
“Ai nuk po flinte mirë dhe unë e pyeta nëse kishte provuar melatonin ose diçka të ngjashme”, tha Scanlan. Ai tha: “Më duhet vetëm të pushoj për pak”.
Sipas dy gazetarëve të New York Times që ishin të pranishëm, personeli mjekësor reagoi me ngjeshje në gjoks dhe trajtime të tjera për rreth 20 minuta përpara se Wahl të nxirrej nga stadiumi Lusail Iconic.
Gruaja e Wahl, Dr. Celine Gounder, gjithashtu konfirmoi vdekjen në një postim në Twitter.
Grant Wahl, i cili gjatë karrierës së tij mbuloi futbollin për Sports Illustrated, Fox Sports dhe CBS, ishte në Katar për Kupën e tij të tetë të Botës.