Zviceranët blejnë në Francë, por edhe atje iu rriten çmimet

Çdo fundjavë, shumë që jetojnë pranë kufirit francez shkojnë për të bërë pazarin e tyre javor në Francë, me besimin se është më e lirë. Por shifrat tregojnë se për shkak të inflacionit francez dhe të ashtuquajturit ‘efekt zviceran’ përfitimet po bien.

Grupi mediatik, France Bleu dhe firma kërkimore NielsonIQ mbajnë gjurmët e çmimeve në zonat kufitare franceze dhe tregojnë se çmimi i një shporte produktesh të përdorura rregullisht është rritur me rreth 15%.

Kjo është më e lartë se mesatarja franceze – por çmimet në zonat kufitare franceze janë gjithmonë më të larta për shkak të afërsisë me Zvicrën, shkruajnë mediat zvicerane.

Meqenëse inflacioni në Zvicër është më i ulët, diferenca e çmimeve po bie. Komentuesit theksojnë nëse shtoni çmimin e karburantit për të vozitur përtej kufirit – mund të jetë më lirë të blini këtu.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E rëndë/ Gazetari vdes gjatë raportimit të ndeshjes Argjentinë-Holandë

Story i radhës

“Çfarë ke që shikon o budalla?”, Messi nuk i kontrollon nervat pas ndeshjes

Të fundit nga