E rëndë! 38-vjeçarja djeg me acid në fytyrë burrin teksa po flinte, detajet e para

min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 38-vjeçare me inicialet M.S ka sulmuar me acid në fytyrë burrin e saj 36-vjeçar teksa ai ishte duke fjetur gjumë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, si pasojë e sulmit, bashkëshorti i saj ka djegie në 10-12% të fytyrës duke përfshirë zonën e syve.

Gjithashtu raportohet se sipas mjekëve ai të jetë në një gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën, ku pritet të transportohet me helikopter në një spital në më të specializuar në Thriasio.

Pasi i hodhi acidin në fytyrë bashkëshortit, e reja është larguar me vrap nga hoteli për tu arratisur, ndërsa policia është ende në kërkim të saj.

Bashkëshortit i saj, 36-vjeçari me iniciale GM nga Fodele ishte lirua së fundmi nga burgu pasi kreu vetëm shtatë vjet nga 38-vite, pasi ishte dënuar si autori për pesë grabitje, një tentativë grabitje, zjarrvënie dhe vjedhje, të cilat raportohet të jenë kryer nga viti 2012 deri në vitin 2015.

Ai ra në prangat e policisë në 11 qershor të vitit 2015, pas një tentative për grabitjen me armë të një dyqani bizhuterish, së bashku me një bashkëmoshatar nga Zoniana dhe një shtetas armen.

 

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga kripa tek akulli, si të reduktoni stresin dhe dhimbjet

Story i radhës

Manchester City fiton, Haaland kryeson listën e shënuesve

Të fundit nga