E reja shoqëroi Martinajn dhe policin drejt Tiranës, dëshmia para hetuesve

min lexim

Gjykata e Kurbinit la të pandryshuar masën arrest me burg marrë në mungesë ndaj agjentit të policisë që ka ndihmuar, transportuar dhe përkrahur të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Nën masa të rrepta sigurie agjenti i policisë Jeton Lami doli para gjykatës së Kurbinit ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Agjenti i forcave operacionale në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit akuzohet se ka ndihmuar, transportuar dhe përkrahur Ervis Martinaj gjatë arratisë, pak ditë para se familjarët të denonconin zhdukjen e tij.

28-vjeçari ka kyçur gojën para prokurorit dhe gjyqtarit ndërsa avokati i tij nuk u shpreh dakord me vendimin.

Sipas dosjes hetimore, Ervis Martinaj është shoqëruar nga polici Jeton Lami nga Durrësi në Tiranë. Prokuroria ka administruar edhe dëshminë e një vajze e cila shfaqet në pamjet filmike të sekuestruara e nën shoqërinë e Martinajt dhe agjentit Lami.

Prokuroria po heton çështjen mbi dyshimet për rrëmbim personi pas denoncimit të familjarëve të Ervis Martinajt. Nga ana tjetër dyshimet mbeten edhe mbi një inskenim të mundshëm për sa kohë mungojnë prova konkrete për një eliminim fizik të të shumëkërkuarit. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

West Ham nuk heq dorë

Story i radhës

​Hyrje në sistemet kompjuterike, një vit burgim dhe 2 mijë euro gjobë për të akuzuarin

Të fundit nga