e quajne skandal leonora jakupi reagon krenare pasi pushtoi mediat serbe me kengen e re foto lajm 620cc17b184cb

E quajnë “Skandal”, Leonora Jakupi reagon krenare pasi “pushtoi” mediat serbe me këngën e re (FOTO LAJM)

February 16, 2022
1 minut lexim

Leonora Jakupi ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Komandant”. Me një kapele të UÇK-së në kokë, këngëtarja iu dedikon tekstin të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kënga të rrënqeth mishin në gjithë elementët e saj, por mediat serbe nuk mendojnë kështu.

“Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën UÇK dhe këndon për nder të terroristëve”, shkruhej në pjesën më të madhe të tyre.

Për Leonorën kjo nuk ka qenë aspak problem. Madje me krenari ajo ka mbrojtur punën dhe popullin e saj.

“Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar,” – shkroi ajo.

640 0 whatsapp image 2022 02 15 at 161359 1 158

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së ka reaguar për ngjarjen gjithashtu.

“Leonora Jakupi shkakton tërmet në Serbi me këngën Komandant,” – shkroi ajo mbi disa fotografi të shkëputura nga artikuj fyes për këngën.

Pas këngës “Komandant”, Leonora Jakupi ka deklaruar se do të sjellë një tjetër këngë me titull “Liria ka emër”. Me siguri me po të njëjtin mesazh të fortë e me po të njëjtin emocion.

640 0 whatsapp image 2022 02 15 at 161359 760

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

degjoni muzike me ze te larte ne kufje ja ngase rrezikoheni 620cc178e9ba7
Story i mëparshëm

Dëgjoni muzikë me zë të lartë në kufje, ja ngase rrezikoheni

gjiknuri takon ambasadoren susanne schutz zbardhen temat e diskutimeve 620cc17fdc11b
Story i radhës

Gjiknuri takon ambasadoren Susanne Schütz/ Zbardhen temat e diskutimeve

Të fundit nga

Samsung lançon Galaxy S25 Edge më 12 Maj

Samsung do të prezantojë formalisht Galaxy S25 Edge gjatë një evenimenti virtual Unpacked ditën e Hënë më 12 Maj. Telefoni i zbuluar për herë të parë në Janar nga kompania është super
ShkoLartë