Gjiknuri takon ambasadoren Susanne Schütz/ Zbardhen temat e diskutimeve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ndodhet në Berlin ku ka takuar ambasadoren Susanne Schütz.

Gjiknuri thekson në qendër të diskutimeve ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimim Evropian dhe mbështetja e fortë e Gjermanisë.

“Në Ministrinë e Jashtme Federale ku pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me ambasadoren Susanne Schütz, një mike e Shqipërisë e cila aktualisht mban detyrën e Drejtoreshës për Europën Juglindore, Turqinë, OSBE dhe Këshillin e Evropës në qendrën e diplomacisë gjermane.

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimim Evropian dhe mbështetja e fortë e Gjermanisë, thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, forcimi i institucioneve të reja të drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit dhe proceset e pritshme të reformave ishin në qendër të diskutimit të frytshëm me ambasadoren Schütz..”, shkruan Gjiknuri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E quajnë “Skandal”, Leonora Jakupi reagon krenare pasi “pushtoi” mediat serbe me këngën e re (FOTO LAJM)

Story i radhës

148 tiketa për mosrepsektim të masave anti COVID

Të fundit nga