Gjithmonë keni menduar se fëmijët flasin rreth moshës 2-3 vjeç? E keni gabim, edhe nëse ata thonë fjalët e para me kuptim rreth asaj moshe, e vërteta është se i afrohen një forme primordiale të gjuhës, që kur janë të porsalindur.
Këtë e dëshmon hulumtimi i kryer në Universitetin e Wuzburgut, më saktë Qendra e çregullimeve të Gjuhës të lidhura me zhvillimin, sipas të cilit foshnjat qajnë në gjuhën e tyre të nënës.
Kjo do të thotë që për shembull, foshnjat kineze prodhojnë melodi komplekse të ngjashme me kinezishten mandarine ndërsa suedezët, gjuha e të cilëve është më akute, prodhojnë të qara të ngjashme me vajtimet. ‘Dëgjimi dhe imitimi janë kritike për zhvillimin e gjuhës.
Në tremujorin e tretë, f;etusi mund të dëgjojë ritmin dhe melodinë e zërit të nënës, të njohur si prozodi. Për shkak se fjalët janë të mbytura nga indi dhe lëngu amniotik, prozodia bëhet tipari përcaktues i gjuhës”, shpjegon Kathleen ëermke, një nga autoret kryesore të 0ulumtimit. Edhe nëse ata arrijnë të mësojnë të gjitha gjuhët që dëshirojnë me një lehtësi të caktuar, fëmijët mbeten gjithmonë të lidhur me atë që përdor nëna e tyre.