“E premte e zezë”, 2 të vdekur në Durrës e Tiranë nga aksidentet në punë

April 15, 2022
1 minut lexim

Një 57-vjeçar në Tiranë dhe një 19-vjeçar në Durrës kanë humbur jetën pasi  gjatë ushtrimit të punës së tyre janë aksidentuar. 57-vjeçari u rrëzua teksa po punonte sipër një skele në një subjekt ndërtimi,  ndërsa i riu u tërhoq nga vinçi në portin e Durrësit.

Kjo e premte ka shënuar 2 viktima në punë.

Ngjarjet u regjistruan në Tiranë dhe Durrës. Një 19-vjeçar i cili po punonte në portin e Durrësit humbi jetën pasi vinçi i cili tërheq kontejnerët e ka përplasur duke i shkaktuar fraktura të shumta.

I riu humbi jetën teksa ambulanca po e transportonte në spital. Polica ka kryer disa shoqërime e ndërsa po shikohen edhe kamerat e sigurisë për të parë nëse 19-vjeçari ishte i pajisur më veshje pune.

Ndërkohë një 57-vjeçar i cili po punonte në një ndërtesë 2-katëshë në Kashar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skela.

Policia ka shoqëruar disa punëtorë ndërsa është marrë dëshmia e  pronarit të ndërtesës. Pak ditë më parë një 55 vjeçar u lëndua pasi soleta e objektit ku po punonte u shemb duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KFOR i vendosur: Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë policisë së Kosovës nëse duhet dhe nëse kërkojnë

Story i radhës

​Përurohet reparti i rinovuar i Kirurgjisë në Spitalin e Prizrenit

Të fundit nga

ShkoLartë