Futbollistët në Itali janë bërë shënjestër e grabitësve, teksa i fundit që ka rënë viktimë, ka qenë francezi i Fiorentinës, Jonathan Ikone.
Banesa e këtij të fundit, në periferi të qytetit të Firenzes, është grabitur në një moment kur vetë futbollisti nuk ishte në shtëpi. Hajdutët kanë hyrë të pashqetësuar dhe kanë arritur të marrin sende me vlerë si ora Rolex, këpucë, etj.
Menjëherë Ikone ka njoftuar policinë, e cila ka nisur hetimet për identifikimin e hajdutëve, ndërsa dëmi për futbollistin llogaritet në disa mijëra euro.
Kujtojmë që më herët është grabitur edhe shtëpia e francezit tjetër, Franck Ribery, kur ky i fundit vishte fanellën e Fiorentinës, por edhe shtëpitë e shumë futbollistëve të tjerë të Serisë A.