E pazakontë në Slloveni, trajneri zëvendëson portierin 17-vjeçar pas vetëm 20 sekondash lojë

February 12, 2024
1 minut lexim

Një klub slloven ka marrë vëmendjen e mediave botërore për një rast të rrallë në futboll. NK Rogaska i dha mundësinë për debutim portierit 17-vjeçar, Zan Lorber.

Eksperienca e tij zgjati vetëm 20 sekonda, pasi u zëvendësua nga trajneri i ekipit.

Dhe kjo jo për ndonjë dëmtim apo diçka të ngjashme, por thjesht se për trajnerin, Lorber nuk ishte për të nisur ndeshjen nga minuta e parë.

Tekniku i skuadrës ishte i detyruar ta aktivizonte 17-vjeçarin, pasi rregulli i ri në futbollin slloven parashikon se çdo skuadër duhet të ketë me patjetër një lojtar startues nën moshën 21 vjeç.

Ky rregull nuk parashikon se sa gjatë duhet të luajë ky lojtar i kësaj moshe, ndaj ai u zëvendësua menjëherë kur u gjet mundësia.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tri lloje të vajzave që duhen shmangur

Story i radhës

Ukraina përballet me një valë të re të sulmeve ajrore ruse

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë