Një zyrtar i perëndimit e ka konfirmuar se Rusia ka riorganizuar komandën e operacioneve të saj në Ukrainë, shkruan “Bota sot”.
Sipas BBC, ajo ka vendosur një gjeneral të ri që ka përvojë të gjerë në operacionet luftarake në Siri.
Në kushte anonimiteti për BBC, burimi tha se komandanti i distriktit ushtarak jugor të Rusisë, gjenerali Alexander Dvornikov, tani drejton luftën e Russisë.
“Ky komandant ka shumë përvojë në operacionet ruse në Siri. Pra, ne do të presim që komanda dhe kontrolli i përgjithshëm të përmirësohet, “tha burimi.
Vendosja e re u bë në një përpjekje për të përmirësuar koordinimin midis njësive të ndryshme, pasi grupet ruse më parë ishin organizuar dhe komanduar veçmas, tha zyrtari.