E papritur në dasmën e Britney Spears! Ish-bashkëshorti ndërpret ceremoninë, ndërhyn policia

min lexim

 

Dasma e Britney Spears u ndërpre në mënyrë dramatike, pasi burri i saj i parë, Jason Alexander, u shfaq duke u përpjekur të prishte ceremoninë.

Alexander u arrestua menjëherë nga policia por shkaktoi një dramë të madhe dhe totalisht të papritur. “Unë jam këtu për të prishur dasmën sepse askush nuk është këtu përveç Sam. Ku dreqin është familja?” -tha Jason sikurse dëgjohet gjatë videove që qarkullojnë në internet.

Image

 

Policia ka thënë për E!News se ata shkuan menjëherë në vendngjarje dhe Jason u arrestua e u dërgua në një stacion policie. Ai më parë është akuzuar në 2015 për një vjedhje të madhe dhe për blerje/marrje të pronës së vjedhur.

Britney dhe rrethi i saj i ngushtë kanë mbetur të shokuar. “Të gjithë ishin të shokuar”, tha një burim për E!News. “Kjo e shtyu orarin e dasmës sepse të gjithë duhej të ndalonin për të folur me sigurinë dhe policinë për atë që ndodhi.”

Një burim i veçantë, i afërt me Sam, tregoi për E! News, “Britney u shpreh se është paksa e tronditur pas incidentit që ndodhi”, duke shtuar se donte që gjithçka të ishte si një përrallë në ditën e saj të dasmës. “Britney dhe Sam e kaluan shumicën e ditës të ndarë, por sapo dëgjoi për Jason, ai donte ta ngushëllonte Britney-n”, shpjegoi burimi i dytë. “Ai gjithmonë sigurohet se është aty për të dhe është shumë mbështetës. Të dy janë shprehur se janë të emocionuar që kanë këtë moment të veçantë për ta zyrtarizuar dashurinë e tyre.”

Image

Çifti, të cilët kanë qenë së bashku për pesë vjet, donin që të ishte një natë argëtuese me kërcim dhe muzikë, pavarësisht se çfarë ndodhi.  Një ditë më parë, Britney tregoi se po ndihej pak e mbingarkuar. Ajo shkroi më 8 qershor, “Më vjen keq që fytyra ime duket e pistë, por kam pasur një ditë emocionale dhe nuk kam vendosur grim!”

Motra e Britney, Jamie Lynn Spears, si dhe prindërit Lynne Spears dhe Jamie Spears kanë munguar në dasmë pasi nuk ishin të ftuar. Gjithashtu edhe fëmijët e këngëtares Sean Preston, 16 vjeç, dhe Jayden James, 15 vjeç, të cilët ajo i ka me ish-burrin Kevin Federline, nuk ishin krah nënës së tyre në ditën e saj të veçantë.

Britney dhe Jason u martuan në janar 2004 në një ceremoni të çmendur në Vegas dhe u ndanë vetëm 55 orë më vonë.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Komuna e Prishtinës: Mos i parkoni veturat në këto dy rrugë, ja përse

Story i radhës

Abraham: Ballkani i Hapur është në dobi të Kosovës

Të fundit nga