E papritur/ Kourtney Kardashian: Mjeku më tha të pi spermën e Travis Barker katër herë në javë

min lexim

Kourtney Kardashian është e gatshme të provojë gjithçka për të mbetur shtatzënë me Travis Barker.

Gjatë episodit të së enjtes të “The Kardashians” të Hulu, Kourtney tha se mjeku i tyre i fertilitetit e udhëzoi atë të pinte spermën e Barker.

“Por ai tha diçka – ai na tha, mirë, ai më tha se gjëja që do të ndihmonte [tiroiden time] ishte të pinte spermë të tij si katër herë në javë”, tha ylli televiziv.

“Unë e dua këtë doktor”, u përgjigj në anën tjetër Barker.

Dyshja kanë dokumentuar rrugëtimin e tyre të fertilitetit gjatë sezonit të ri dhe madje kanë filmuar takimet me mjekun e tyre për shfaqjen. Fatkeqësisht, marrja e vezëve të themelueses të “Poosh” nuk ka shkuar mirë, kështu që çifti filloi një agjërim masiv që i detyron ata të ndalojnë seksin, kafeinën dhe stërvitjen.

“O Zot, ishte çmenduri”, tha Kourtney, 43 vjeçare, më vonë për ‘Bustle’ në një intervistë duke shtuar, “Por në fakt kjo e bëri gjithçka më mirë”.

Dyshja, të cilët ende nuk janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, sapo u martuan në një ceremoni në Portofino të Italisë, të veshur tërësisht me Dolce & Gabbana.

Në ceremoninë intime u shfaqën miq të ngushtë dhe familjarë me përjashtim të Caitlyn Jenner, e cila nuk ishte e ftuar dhe Rob Kardashian, i cili nuk ndihej rehat të merrte pjesë.

Ky i fundit këtë periudhë dëshiron të qëndrojë më larg mediave dhe vëmendjes së publikut. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kandidatura e Ina Ramës për Presidente, do të ishte mëse meritore

Story i radhës

Richarlison mendon largimin

Të fundit nga