E njëjta sallatë 10 vite rresht, Jennifer Aniston tregon recetën sekrete

min lexim

Jennifer Aniston është e njohur padyshim për rolin e saj ikonik si Rachel Green në serialin e njohur “Friends”. Por jo vetëm kaq. Ajo është e njohur dhe për dashurinë që ka për gjithçka të shëndetshme dhe që lidhet me mirëqenien fizike.

Sipas “The Independent”, kaq interes përbën për të kjo temë sa ka vendosur të konsumojë të njëjtën sallatë për dhjetë vite rresht gjatë xhirimeve të “Friends”. Dhe nëse do të konsumosh të njëjtën gjë, çdo ditë për 10 vite rresht, është më mirë të jetë një sallatë super e shijshme, apo jo?

Kanë kaluar gati dy dekada që nga transmetimi i episodit të fundit të “Friends” dhe sallata e Aniston-it ka marrë shumë forma ndër vite. Vetë ajo ndau me ndjekësit e saj një version paksa të ndryshuar të sallatës së famshme në llogarinë “Living Proof” në Instagram, dhe në recetë përfshihej bullgur, qepë, majdanoz, nenexhik, arra, fëstëk të copëtuar, kastravec të prerë në kubikë, qiqra dhe djathë të bardhë tip feta. Megjithatë, dieta e saj nuk është plotësisht e mbushur me zarzavate.

“Kur zgjohem, pi ujë të ngrohtë me limon dhe më pas konsumoj një përzierje proteinik ose avokado dhe vezë, që është një nga të preferuarat e mia,” tha ajo.

Për drekë, Aniston i drejtohet një sallate të mbushur me proteina ose perime dhe një vakti të ngjashëm për darkë. Edhe Aniston nuk është kaq e hekurt, dhe teksa ushqimi meksikan mban një vend kryesor në zemrën e saj, ajo tha se do të preferonte të konsumonte disa makarona të shijshme para një sallate por përpiqet të gjejë balancën ideale. Aniston gjithashtu ndjek një orar stërvitje mjaft të rregullt duke bërë ushtrime të paktën pesë herë në javë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Sot pritet të emërohet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës

Story i radhës

Australia dhe Zelanda e Re telefonojnë ambasadorët rusë

Të fundit nga