Policia e Kërçovës ka ngritur kallëzim penal kundër një 44-vjeçari me iniciale A.S., ngaqë i njëjti pasi ishte ndaluar në rrugën në afërsi të fshatit Garan, ka sulmuar policët fizikisht.
“DPB Kërçovë ka ngritur kallëzim penale kundër A.S.(44) nga fshati Zhubrinë e Kërçovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave për siguri në rrugë”. Ai, më datë 19.07.2023 në ora 10.30, në rrugën lokale në afërsi të fshatit Garan, ka sulmuar fizikisht policin i cili ka qenë duke kryer aktivitete zyrtare”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.