E kujt është Republika?

February 19, 2022
min lexim

Nganjëherë lajmet skandaloze të bëjnë të luash mendsh. Nuk janë vetëm lajmet por edhe këmbimi i llafeve që marrin karakter të ngjarjeve, nuk kisha thënë krejt “horror” po të dyshimta po se po. E çuditshme është urrejtja te njerëzit, sidomos kur ajo manifestohet për diçka që nuk është personale, e as që duhet të personalizohet. Lufta mediale e nisur kohët e fundit jo që është primitive po shumë “e denjë”; kur përmendet emri i dikujt drejtpërdrejtë atëherë fillojnë garat, e “folk” -populli bënë seri, nuk e dinë se ç’bëhet në emër të tyre dhe për ta.

A ka filluar beteja më herët apo ishte vetëm uverturë e kohës së luftës, fal zotit, e përfunduar para dy dekada, derisa tash u festua Republika, që çuditërisht tash po merr përmasa të inkriminimit, nuk ka dyshim. Shtrëngimi i nofullave pas luftës, dhe “loja me letra” duke materializuar frytet e luftës veç po shihet, këtë e ka ditur folk-populli, por vetëm e kanë përfolur në mjegullën e çajtoreve nga dyert e të cilave del tymi i duhanxhinjve, të cilët të rrasur thellë në komentet ditore duke pirë çaj-rusi-jo se jo, por çaj Nepali patjetër. Aty pari është Katmandu, mu përfundi bjeshkëve të Himalajës mbi të cilën qëndron Mont Everesti, si një ngrehinë e pamposhtur që ka marrë të guximshmit që kanë mësy të kacavjerren në majën e olimpit- alpinistët nga mbarë bota; a e prek rruga e blertë e kanabisit atë pjesë nuk e di saktësisht, por e di një gjë që ky biznes është bë hobi i diplomatëve shqiptarë, por edhe i disa uniformave “blu” të Kosovës, të cilët e mposhtën fukarallëkun, mu atë natë kur ia mësyn zyrës më të sigurt në vend, nuk e kishin bërë me qëllim që të plaçkitin gjë, por patën mbetur pa duhan për të dredhur dhe ia mësynë me mbështjellë nga një, u mahnitën nga bereqeti që panë “me një të goditur, dy i vranë” e morën edhe “miellin” edhe parat e mullisit.

Kjo mrekulli përflitet edhe në çajtoret, afër Hamamit të Prishtinës, që ka karakterin e “trashëgimisë kulturo-historike”, për fundi Xhamisë së Madhe, e mbrojtur nga Ministria e Kulturës dhe e sporteve të Kosovës. Nuk e di a ka hy në kalendarin e “UNESCO-s; por të gjithë ata “merakli” çaji sillen andej pari, përballë komunës, në pjesën e epërme viza-vi objektit të vjetër ku është e vendosur qeveria lokale. Pra përballë objektit komunal fillojnë lokalet që dikur ishin në pronësi të komunës, Në atë pjesë të vjetër të Prishtinës, kompleks çajtoresh e bastoresh, nuk sheh kund avull uji, tym po se po, aty zbaviten të rinjtë por edhe pensionistët duke lujtur shah, duke rrotulluar 104 letra, por edhe duke i gjuajtur gurët e gdhendur 6 faqesh me numra të gravuar prej 1 deri në 6 “zaret”, të cilët mbarohen mjeshtërisht duke shfrytëzuar ashtin si material bazë, për të luajtur një loje të vjetër “barbut” që shkund xhepat, të cilën e kanë trashëguar “ustahët” e “shehrit” dhe e kanë përcjellë në gjeneratat e reja si trashëgimi “kulturore” të otomanëve, përndryshe loja me zare aplikohet edhe si model matematikor në diplomaci për zgjedhjen e konflikteve…, e herë herë duke dredhur duhanin në letër të bardhë, japin prognoza basti, që nga bastoret e deri te shifrat marramendëse të vjedhjeve, nisur nga dhoma “e sigurt” që i ka mbetur “hal në fyt” PK-së e deri te pushtetarët, kush ka vjedhur më shumë … Pra ata që mbyllen në tymin e lokaleve janë votuesit kredibil, që përpara patën marrë letrat e njoftimit me dy dëshmitarë duke ndërruar vendin e lindjes dhe duke zyrtarizuar vendin e ri të banimit, meqë shumicën e dokumenteve zyrtare i pat djegur Serbia.

Në kohën kur ishte ndërtuar objekti komunal, por edhe trerremshi i “Bashkim-Vëllazërimit”, që po rikthehet si togfjalë përsëri në vokabularin politikë Prishtina kishte diçka më shumë se 50.000 banorë, apo më pak, nuk e di saktësisht, por tash sa i ka nuk din askush, ngase qe gati tri decenie nuk është kryer regjistrimi i popullatës. E di që viteve të 90-ta kësaj pune shumë të rëndësishme i pat hyrë qeveria në ekzil, duke e konsideruar përveçse si detyrim ligjor, edhe e karakterit shkencor; u bë një punë promovuese e madhe, me mija orë pune u humbën dhe në fund mbetën vetëm formularët e plotësuar, nuk e di ku mbetën dosjet e mërgimtarëve, çdo gjë e mbulojë pluhuri i harresës, edhe parat e grumbulluara të mërgimtarëve, që i dhanë për këtë projekt, çdo gjë u venit, nuk u mor asnjë vendim politik, qeveritar…, se procesi fillojë dhe mbarojë pa u kryer gjë.

Nganjëherë përveç nostalgjisë të kthen prapa kujtesa, krahasoj dhe kujtoj sa lufta ka zhvilluar Amerika dhe akoma është në luftë, dhe ndodhë që shumë ushtarë të kthehen si invalidë lufte, me këmbë të këputura, apo të shtangur në krevat spitalor, por edhe të paralizuar, shumica prej tyre konsiderohen invalidë të përhershëm, ndërsa shumë të tjerë, të shëndoshë, pas kthimit duhet t’u përvishen punëve të rëndomta, të vazhdimit të mësimit, të trajnimit, apo fillimit të punës së re, ka edhe të papunë, vetëm ata që kalojnë 20 vjet në shërbim ushtarak kanë të drejtën e pensionimit, apo ata që kanë probleme shëndetësore vazhdojnë t’u nënshtrohen rregullave të kurimit… Dhe po të ndodhte rastësisht diçka siç ndodhi në Kosovën e pas luftës të bënin “hygjym” në pronat private, siç bënë disa që kishin blerë uniformën e ushtarit, ndër ta edhe komandantë grupesh të vogla, për të grabitur e plaçkitur, sigurisht se do të përgjigjeshin para ligjit në gjykatat vendore, sikurse të gjithë qytetarët tjerë që shkelin ligjin, e si do mund të jenë të njëjtë mercenari e çlirimtari, asnjëherë! Thënë të drejtën nuk ishin të paktë zullumqarët, të cilët goditnin kambanat e plaçkitjes së pronës private e shoqërore atëherë, tash shtetërore, ndër ta shumë zyrtarë.

Nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët e kanë përjetuar lirinë, por edhe shpalljen e shtetit me pronë të okupuar, duke dhënë mund e djersë gati tërë karrierën jetësore, që në liri të bezdisen nga shumë llaskuç “shqiptarë”-okupues…, e si t’i quajë ndryshe njeriu këta “patriotë” përveç se kriminelë. Ata që luftuan përnjëmend ishin vërtetë ushtarë shqiptarë, në emër të një obligimi të cilin e ka çdo qytetarë.. është pra keq që disa qytetarë të “pa vetëdijshëm” dhe të “pavëmendshëm” veprojnë aq keq dhe shtrembërojë bindjen e mirë për Kosovën, kur dihet se pasuria nuk tjetërsohet me dhunë, në këto parime është ndërtuar qytetërimi.

Nuk përzihet pra lufta e denjë dhe e shtrenjtë e UÇK-së, por edhe idealet e saj shekullore duke personalizuar raste të veçanta, lufta e drejtë dhe çlirimtare e së cilës, veç ka hyrë edhe në librat e historisë të nxënësve të cilët vijojnë mësimet në klasën e 11, apo të tretën të shkollës së mesme, në Farmington High Schoole, në Amerikë, sigurisht është edhe në shkollat tjera me të njëjtin program…

Nuk duhet drejtuar gishtin askujt nëse nuk ka fakte, dhe faktet dihet ku duhet të adresohen: në gjykata, atje vendoset drejtësia, nëse nuk respektohet ajo rregull atëherë të gjithë do të përfliten dhe kështu do të ndërtohet logjika e folk-konspiracionit, atëherë nuk do të vlenin institucionet dhe do të krijohej anarkia primitive, ata që janë më “të egër” do të gjunjëzojnë të ligët qytetarët-popullin, të cilët të vetmen mbështetje e kanë ligjin, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Përndryshe mund të vijë koha kur qytetarët do të vetëdijesohen, do të trimërohen, dhe t’ia tregojnë gjithë secilit vendin e merituar, sepse Kosovës i duhen urtakët dhe mendimtarët. Ja pra, meraku i disa politikanëve të spikatur që të prodhojnë lajm, dalëngadalë do të tretet. Edhe lufta për zgjedhje dhe për vota duhet të jetë pak më ndryshe, sigurisht që vend do të ketë për të gjithë nëpër studiot televizive edhe për analistë, politikanë, liderë, patriotë, minoritarë.. dhe të gjithë ata do t’ia transmetonin votuesve lajmin se si Kosova do të ndryshojë për të mirë, do të japin alternativa se si Kosova do të zhvillohet, si do të integrohet në BE, a do të fitojë statusin për liberalizim të vizave e të tjera.

Kjo ndodhi, kemi kryeministrin, presidenten dhe ministren e jashtme, te cilët nuk kanë nevojë për përkthyes e administratorë të lloj-llojshme, që tash po përjargen nëpër studio televizive, se ata ishin shpëtimtarët e kombit, pa pasur të drejtën e përfaqësimit, të cilët publikojnë edhe libra, se ata ishin dikushi, kur në mëhallët e tyre ishin kërrkushi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski: RMV mbështet të gjitha format e dialogut Kosovë-Serbi

Story i radhës

​Harris: Nëse Rusia pushton Ukrainën do forcojmë aleatët tanë në lindje

Të fundit nga

ShkoLartë