E “kritikoi” për aftësitë në aktrim, Arbana bën të papriturën ndaj Eduartit

November 1, 2022
1 minut lexim

Regjisori Eduart Grishaj, ishte i ftuar së fundmi në “Ftesë në 5”, ku ka zbuluar se nuk është aspak e lehtë të punosh me Arbana Osmanin.

Kjo e fundit do jetë aktore në filmin e ri të regjisorit, të quajtur “Sofia.”

“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”- tha Grishaj.

Sa i përket rolit të moderatores, Eduarti tha se Arbana do të ketë rolin e saj në emisionin “Dua të të bëj të Lumtur”, ndërsa shtoi se partnerja e tij është kritikja më e madhe.

“Arbana luan veten e saj në emisionin e vet. Çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte. Njeriu më i afërt që kam është Arbana, e cila më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar”– tregoi Eduarti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MASH: Tejkalohet problemi me transportin e nxënësve nga Vizbegu

Story i radhës

Kryetari i Butelit Darko Kostovski ka njoftuar se është arritur zgjidhje për nxënësit e Vizbegut (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë