E konfirmon partia, Fatmir Limani i bashkohet Lëvizjes Besa

January 28, 2022
1 minut lexim

Fatmir Limani, ish kandidat për kryetar të Kërçovës, ka kaluar në Lëvizjen Besa.

Këtë e kanë bërë të ditur nga vetë Lëvizja Besa duke njoftuar se sot, lideri i kësaj partie, Bilall Kasami do të prezantojë aderimin në selinë e partisë në Shkup, nëpërmjet një paraqitje për media.

Kujtojmë se Limani ishte pjesë e BDI-së, por për shkak të pakënaqësive, vendosi të kandidojë si kandidat i pavarur për të parin e Kërçovës edhe përkundër se BDI kishte shpallur Fatmir Deharin kandidat.

Limani në zgjedhjet lokale pati mbështetjen edhe të partive opozitare, por në atë kohë, Lëvizja Besa ishte pjesë e koalicionit qeverisës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Diskutohet rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së, sfidat në Drejtësi dhe Administratë

Story i radhës

Интензивен дијалог со Бугарија – Пендаровски наскоро во Софија кај Радев

Të fundit nga

ShkoLartë