e konfirmon kopshti zoologjik ne shkup kafsha e kapur ne kozle eshte ujk dhe jo qen eshte ne gjendje jo te mire 6a04bde1a48ce

E konfirmon Kopshti Zoologjik në Shkup: Kafsha e kapur në Kozle është ujk dhe jo qen, është në gjendje jo të mirë

May 13, 2026
1 minut lexim

Kafsha e kapur dje në lagjen Kozle në Shkup është ujk i vërtetë dhe jo qen apo përzierje race.
Sipas njoftimit të Kopshtit Zoologjik, identifikimi është bërë pas konsultimeve me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Gjatë ditës, në ZOO kanë ardhur edhe pronarët e qenit Sirius, i racës çekosllovake wolfdog, të cilët kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë për qenin e tyre, por për një ujk të vërtetë.

Autoritetet bëjnë të ditur se kafsha nuk është e çipuar, peshon rreth 25 kilogramë dhe është në gjendje jo të mirë ushqimore, duke qenë e pazhvilluar për moshën që ka.

Nga shërbimet profesionale është marrë edhe mostër gjaku për analiza biokimike dhe ekzaminime shtesë.

Inspektorë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari gjithashtu kanë konstatuar se bëhet fjalë për ujk (Canis lupus), ndërsa janë kontaktuar edhe institucione dhe qendra evropiane për ujqër për verifikim shtesë ndërkombëtar.

Nga Kopshti Zoologjik apeluan që të mos përhapen spekulime dhe dezinformata, duke theksuar se kafshët e egra nuk duhet të mbahen si kafshë shtëpiake.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

be ja synon te thjeshtoje udhetimet nderkufitare me tren prezanton planin e ri 6a04b50b2712b
Lajmi i mëparshëm

BE-ja synon të thjeshtojë udhëtimet ndërkufitare me tren, prezanton planin e ri

perzierje ne sistemi e drejtesise mickoski biseda ne telefon me saveskin keshilli i prokuroreve po e monitorojme situaten 6a04bf2d8c41e
Lajmi i radhës

Përzierje në sistemi e drejtësisë? Mickoski biseda në telefon me Saveskin, Këshilli i Prokurorëve: Po e monitorojmë situatën

Të fundit nga

ShkoLartë