E kërcënoi me vdekje Vuçiqin, arrestohet i dyshuari

April 16, 2022
1 minut lexim

Për kërcënimin me vdekje të Presidentit Aleksandar Vuçiq, policia serbe mbrëmë ka arrestuar një person, raportojnë mediat serbe.

Personi i arrestuar, e kishte kërcënuar presidentin Vuçiq, nëpërmjet rrjetit social Instagram. Ai është marrë në pyetje Prokuroria në Beograd.

Sipas Tanjug, personi i arrestuar e ka pranuar kryerjen e krimit, megjithatë është mbrojtur duke thënë se nuk e ka përdorur teraprinë e përshkruar nga mjeku.

Pas paraqitjes së tij në gjykatë, prokuroria ka kërkuar nga gjykata për ta ndaluar.

Personi me inicialet N.S, nga Beogradi, e ka prezantuar veten si një ish-aktor amator dhe tekstshkrues këngësh. Ai kishte publikuar në Instagram një këngë, ku bënte thirrje për vrasjen e Vuçiq.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksident në Tiranë, plagoset 21-vjeçarja

Story i radhës

Çfarë i mungon banjës suaj që s’ju pëlqen kurrë

Të fundit nga

ShkoLartë