“E keqpërdori situatën”/ Hoxha: Basha s’ka menduar se ‘Toyota Auris’ do hetohet nga belgët

min lexim

Gazetari Artan Hoxha tha se Lulzim Basha nuk ka menduar se çështja e “Toyota Auris” do të shkonte në hetim të autoriteteve belge.

I ftuar në emisionin Now, Hoxha shtoi se ajo Basha e keqpërdori situatën pa e vrarë medjen dhe se ajo që bëri do të kishte vlerë nëse nuk do të kapej ngarkesa. 

Gjithashtu gazetari shtoi se fakti që po kembngulin tek Basha do të thotë se ka një çështje sensitive që i shqetëson prokurorët. 

Hoxha: Ai e çoi akuzën drejt një grupi, i cili nuk ka lidhje fare me paratë që po vinin. Pra ai e çoi diku ku ngjarjet po zhvilloheshin politikisht. E çoi në Elbasan që ta lidhte me Ballën dhe nëpërmjet Ballës ta lidhte me qeverinë.

Duke pasur parasysh se si funksionon Basha edhe për ngjarjet tjera, gabimi i tij është se nuk ka menduar që kjo çështje mund të përfundonte në hetim të autoriteteve belge. Basha ka kujtuar se është si këto historitë në Shqipëri që mbyllen këtu.

Hetimet për çështjen kanë nisur që në vitin 2018. Prokurorët kanë marrë në pyetje rreth 20 persona, nga të cilët dje dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Sipas informacioneve nga SPAK, prokurorët belgë largohen sot nga Shqipëria për të vazhduar hetimet në Bruksel. Dosja ‘Toyota Yaris’ nuk ka qenë çështja e vetme më të cilën janë marrë.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se prokurorët kanë mbledhur të dhëna edhe për disa dosje të hapura. Ata po hetojnë grupe kriminale dhe persona të përfshirë në krime të ndërlidhura mes Shqipërisë dhe Belgjikës. Kujtojmë se vetëm në dy javët e fundit tre shqiptarë të lidhur me krimin kanë humbur jetën në Belgjikë.

‘Toyota Yaris’ është një dosje e hetuar në bashkëpunim me belgët, ku në qershor të 2018 u sekuestruan 3,4 milionë euro të fshehura në automjete në portin e Durrësit.

Në atë kohë Basha akuzoi Taulant Ballën në parlament se ishte pronar i parave të drogës në makinat ‘Toyota’.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë ju bën të mos ndiheni mjaftueshëm e eksituar në shtrat

Story i radhës

COVID-19, amerikanët këshillohen të mos udhëtojnë për në Korenë e Jugut dhe vende të tjera

Të fundit nga