Nëse e ke prej kohësh dëshirën për të pasur bark të sheshtë dhe ia ke vënë vetes detyrë, ka disa hapa që duhen respektuar. Dreka e zgjedhur p.sh. është një prej faktorëve që ndikon për të pasur trupin që ke dëshiruar. Duke e zgjedhur me kujdes ushqimin që do të hash për drekë, është më e thjeshtë për të pasur nën kontroll peshën. Kjo edhe për arsye se është vakti më i rëndësishëm i ditës, pas të cilit shumica nga ne nuk kursehen në të ngrënë. Dreka e duhur mund të jetë diferenca kryesore e kileve të barkut dhe fryrjes së stomakut që të ndodh zakonisht.
Natyrisht, ne i njohim tashmë disa mënyra për të pasur bark të sheshtë, por ndoshta nuk dimë gabimin më të madh që bëjmë.
Ushqimi më i keq për drekën, që ndikon në të kundërtën e barkut të sheshtë, është supa e konservuar. Ok, supa është vërtet e shijshme, por ndikon jashtëzakonisht në fryrjen e stomakut. Qëndro sa më larg ushqimeve të tilla të konservuara që janë edhe të mbingarkuara me kripë.
Për drekë, zgjidh ushqime më të lehta, perime jeshile dhe sa më shumë produkte të pasura me fibra.
Burimi: GAZETA.MK