“E kam fajin unë!” Armina Mevlani zbulon pse e ka shtyrë kaq shumë vite dasmën: Shkëlzeni më propozoi që në 2016…

min lexim

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre 9-vjeçare në martesë pak ditë më parë. Por, pse pritën kaq gjatë për të qenë zyrtarisht burrë dhe grua?

Kjo pyetje i është bërë blogeres në një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku ajo ka treguar se në fakt ‘ka qenë faji i saj’.

“E kam fajin unë. Shkëlzeni më ka propozuar në 2016, por unë doja çdo gjë me plan. Për shembull në 2018 fejesën dhe në 2020 dasmën. Më dukej 2020 viti ideal për tu martuar. Por, thonë mos bëni plane se Zoti qesh me ju dhe ashtu ndodhi.”– ka shkruar Armina krah një fotoje me bashkëshortin e saj.

Image

Instagram

Një ndër pyetjet që iu bënë blogeres ishte nëse fëmijët e Shkëlzen Berishës ndodheshin në dasmë. “Sigurisht që po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”- u përgjigj modelja.

Dasma e vitit mund të quhet pa frikë ajo e Arminës dhe e Shkëlzenit. Një natë që bëri bashkë emra nga politika dhe arti, duke festuar deri në orët e para të mëngjesit. Ashtu siç “Panorama” kishte raportuar më herët, Armina mbajti veshur 3 fustane tejet të veçantë, të dizenjuar enkas për të.

Festa duket se kishte marrë të gjithë vëmendjen e çiftit që organizoi gjithçka vetë në një ceremoni totalisht tradicionale. Armina zbuloi se fustani i saj i parë, i cili ishte i dizenjuar nga stilistja Vivienne, nuk është pëlqyer aspak. Sipas saj, fustani ishte i punuar deri në detaje për të. “Sa veta më kanë sharë për fustanin? O Zot, s’e ke idenë. Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan”, tregoi Armina. Më tej, ajo u shpreh se e kishte të pamundur të bënin edhe një muaj mjalti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këta janë udhëheqësit e rinj të Bosnjë e Hercegovinës

Story i radhës

​Zyrtare, skuadra angleze shkarkon trajnerin

Të fundit nga