Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale, videon e Presidentit Ilir Meta, i cili shfaqej në Korçë duke recituar.
Spahiu shkruan se sot Presidenti reciton rrugëve me veten, por imagjinoni se çfarë do të bëj pas shkarkimit të tij.
“Presidenti Meta po reciton rrugëve me veten.
E imagjinoni çdo bëj pas shkarkimit?”, shkruan Spahiu.