Ekzistojnë tri lloje të dashurisë – vetëm e treta zgjatë përgjithmonë

min lexim

Përgjatë jetës, njerëzit bien në dashuri dhe ndahen – e ndonjëherë vetëm për t’u bashkuar prapë

Disa njerëz futen në orbitën tonë, disa tjerë largohen duke na bërë të përjetojmë dhimbje dhe kënaqësi të ndryshme emocionale të cilat nuk kemi menduar më parë se janë të mundshme.

Megjithatë, psikologët thonë se njeriu mund të bie në dashuri vërtet vetëm tri herë. Dhe çdo përvojë e tillë, në mënyrën e vet, është e rëndësishme dhe e domosdoshme.

Këto tri lloje të dashurisë janë: Dashuria sikur në përralla – kur jeni ende të rinj dhe refuzoni t’i kushtoni vëmendje problemeve të vogla, e gjithashtu jeni të gatshëm të sakrifikoni çdo gjë për lidhjen tuaj;

E dyta është dashuria e komplikuar –  ku mendoni se keni mësuar nga përvojat e mëhershme, por pikërisht në këtë lloj të dashurisë jeni më të prirë të manipuloheni dhe lëndoni.

E treta është dashuria e pjekurisë  – ku kjo dashuri shfaqet në jetën tonë kur ende jemi në pritje. Zakonisht vjen papritur dhe nuk i përshtatet idesë sonë se si duhet të jetë dashuria e vërtet. Nuk duket aspak e përsosur si dashuri, por është lidhje e vërtetë, e karakterizuar nga një ndjenjë e jashtëzakonshme e lehtësisë – diçka e cila nuk mund të shpjegohet me fjalë.

Në këtë fazë të jetës, pra kur jeni në fazën e dashurisë së pjekurisë, ju nuk keni më pritshmëri. Nuk shpenzoni më kohë kot duke menduar për kualitetet që dashuria e jetës suaj duhet t’i posedojë.

Një dashuri e tillë ju mëson të jeni të vërtetë dhe se një lidhje nuk duhet të jetë e përsosur. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“E imagjinoni ç’do bëjë pas shkarkimit?”, Spahiu del me deklaratën e fortë për Metën

Story i radhës

Kryeministrja anulon dasmën pas valës së Omicronit

Të fundit nga