E hidhur dhe qesharake njëkohësisht! Zbulohen prapaskenat, si Shakira zbuloi tradhtinë e Pique

min lexim

Ka kaluar gjysma e vitit që nga njoftimi i ndarjes së Gerard Piqué dhe Shakira: ishte 4 qershori i kaluar kur përmes një njoftimi  për shtyp të ftohtë me disa rreshta zbuluan se i kanë dhënë fund një marrëdhënieje 12 vjeçare. Çifti kanë dy fëmijë nga lidhja e tyre, Sasha dhe Milan.

Raporti thuhet se ishte shkatërruar prej kohësh, por mori goditjen përfundimtare kur Shakira zbuloi aferën e tij me një studente katalanase. Që lidhja e futbollistit ishte shumë më tepër sesa një “rrëshqitje”, u kuptua pasi ai zyrtarizoi lidhjen e re pak pas ndarjes.

Në këto muaj Piqué dhe Shakirës u është dashur të lënë inatet pas ndarjes mënjanë, të ulen në të njëjtën tryezë dhe të gjejnë një marrëveshje për kujdestarinë e dy fëmijëve. Marrëveshja e arritur disa javë më parë parashikon që Sasha dhe Milan të shkojnë të jetojnë me nënën e tyre në Miami, me mundësinë që futbollisti t’i shoh ata për disa ditë në muaj, si dhe gjatë periudhave të festave. 

Sakaq, së fundmi, është zbuluar një prapaskenë që tregon se si shumë dinamika janë gjithmonë të njëjta – në fund të ditës edhe VIP-at janë si njerëzit e thjeshtë- kur bëhet fjalë për tradhti dhe mënyrat me të cilat zbulohen.

Dhe si e zbuloi Shakira tradhtinë? Përmes reçelit. Mos qeshni. Sepse sipas programit ‘Socialité’ të Kanalit Spanjoll Telecinco, këngëtarja kolumbiane do të kishte vërejtur që kishte diçka që nuk shkonte pasi në shtëpi kishte një konsum të madh të reçelit. Futbollisti nuk ha reçel, kështu që kur Shakira nuk ishte atje me sa duket dikush tjetër ishte duke e konsumuar.

Programi në fjalë në fakt ka zbuluar se “Toast With Jam” është “mëngjesi i preferuar” nga Clara Chía Martí, partnerja e re e Piqué. Një zbulim me të vërtetë i hidhur – në një kontradiktë tallëse me ëmbëlsinë e reçelit – për Shakirën e cila tani është gati të lërë gjithçka pas dhe të ndryshojë plotësisht faqe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tentimeve fashizoide të A.Vuçiqit për ta zhbërë shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, iu erdhi fundi i turpshëm..!?

Story i radhës

Kovaçevski: Nëse është e nevojshme do t’i ngrijmë sërish çmimet

Të fundit nga