E goditi rryma elektrike derisa po punonte, ndërroi jetë 44-vjeçari nga Kumanova

Një kumanovar ka ndërruar jetë në vendin e punës pasi ka marrë goditje nga korrenti, përcjell TV21. Bëhet fjalë për personin D.G. nga Kumanova.

“Më datë 08.09.2023 rreth orës 16:50 në SPB-Kumanovë është raportuar se nga goditja elektrike në një fabrikë në Kumanovë është lënduar D.G.(44) nga Kumanova. Ai është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekjen”

Nga MPB thonë se sipas udhëzimit të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Aktivistët e klimës bllokojnë rrugën në Gjermani, një shofer i rrah

Story i radhës

Presidenti i Ukrainës, Zelenskyy takohet në Kiev me ministrin e Jashtëm japonez

Të fundit nga