Fshati Belicë i Kërçovës ndodhet 20 km larg qytetit. Ka rreth 150 shtëpi, por banorë të përhershëm që jetojnë këtu janë 20 deri 30. Fshati gjallërohet nga pranvera gjer në vjeshtë, ndërsa për ta mbajtur fshatin në këmbë, banorët me vetiniciativë, donacione nga diaspora dhe kompanitë vendase, punojnë për rinovimin e fshatit, të rrugëve, kishës, amfiteatrit dhe shtëpive.
Ky objekt dikur ka qenë shkollë dhe ka pasur afro 200 fëmijë por sot nuk ka asnjë, andaj banorët me vetiniciativë vendosën ta shndërronin në një pallat ku mund të mbahen aktivitet të ndryshme.
“Që kur filluam të punojmë Belica fitoi një pamje të re, me fillim e aktivitete të shoqatës shumë shtëpi u rinovuan edhe atë rreth 70% të shtëpive, ndërsa të reja janë ndërtuar rreth 40 për këta 15 vite dhe e kthyem jetën në fshat, filluam të lëvizim të organizojmë edhe turne që të kthehen rinia, pak kemi arritur, unë mendoj se kemi arritur mjaftueshëm”- tha Ilija Kosteski, kryetar i fshatit dhe i shoqatës.
“Me punimet ndërtuese jemi shumë të kënaqur këto 20 vite që bëjmë në fshat së pari kjo ishte e shkatërruar e bëmë e rinovuam me shumë ndihma edhe nga diaspora dhe banorë të Belicës edhe donacione tjera, kishën e kishim të rrënuar edhe atë e rregulluam dhe bëmë atje rrugë dhe amfiteatër, kemi vënë asfalt tek varrezat dhe kisha tjetër këtë pjesë me ndihmën e komunës”- tha Lupçe Mateski, banor që merret me aktivitete ndërtuese.
Ata kanë formuar një shoqatë nëpërmjet së cilës tanimë konkurrojnë me projekte të ndryshme për të pasur një fshat të gjelbër, me energjisë të ripërtëritshme.
“Një projekt madhor nga qeveria suedeze, do të vendosim fotovoltaikë që të bëhet një komunë e gjelbër dhe do të shfrytëzojmë burime të rinovuese për energji elektrike, energji me diell dhe duam që të jemi komuna e parë e gjelbër në rajonin tonë dhe në Maqedoni dhe duam të jemi shembull që të shfrytëzohen burimet e ripërtëritshme të energjisë elektrike”- pohoi Rade Momirovski, anëtar për zhvillim rural – Belicë.
“Tanimë jemi të koncentruar në projekte, kemi shumë oferta nga organizata tjera joqeveritare, sepse është një objekt I madh që nuk mundet thjeshtë ashtu me para të mbledhura të rregullohet dhe kemi oferta që me projekte të na ndihmojmë nga BE-ja me fondet e tyre dhe këtë vit fillojmë me ato fonde evropiane”- tha Roza Spiroska, sekretare e fshatit.
Banorët thonë se në këtë fshat tanimë edhe të huajt kanë filluar të blejnë tokë për të ndërtuar shtëpi.
Çdo vit mbahen takime me banorët e Belicës me këngë valle dhe muzikë.
Burimi: TV21