E fundit, City afër transferimit të yllit të Dortmundit

1 minut lexim

Kampioni anglez, Manchester City, pas transferimit të Erling Haaland nga Borussia Dortmundi, tani është shumë pranë që të sjellë edhe një tjetër përforcim nga skuadra gjermane.

Siç raportohet nga gazetari i “The Athletic”, David Ornstein, City pritet të arrijë marrëveshje me Dortmundin për mbrojtësin zviceran, Manuel Akanji.

Besohet se kanë mbetur vetëm detajet e fundit për tu zgjidhur sa i përket marrëveshjes për Akanjin, marrëveshje kjo e cila do të prek një tarifë transferimi prej 17,5 milionë eurove.

Që prej transferimit nga skuadra e Baselit te Borussia Dortmundi, Manuel Akanji ka arritur të bëjë 158 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar katër gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kuvendi filloi me punë,VMRO bojkotoi koordinimin te Xhaferi

Story i radhës

Logitech rifreskon mausin popullor gaming

Të fundit nga