E fejuara vdiq ditën e dasmës, këngëtari bën dedikimin prekës!

min lexim

Për ta duhet të ishte dita më e lumtur, por në fakt ndodhi e kundërta. Tom Mann humbi partneren e tij Danielle Hampson disa javë më parë, pikërisht ditën kur do të martoheshin.

Në një postim në Instagram, ylli i “X Factor” ka shpërndarë një foto të tij duke puthur Danielle, së bashku me mbishkrimin:

“Pothuajse tri javë nga ajo që do të mbetet gjithmonë dita më e keqe e jetës sime. Ende në tronditje dhe ende pa fjalë ,Dani im i bukur është një humbje e papërshkrueshme.Asgjë nuk mund të thuhet apo bëhet, por unë duhet të pranoj sasinë e madhe të dashurisë, mirësisë dhe mbështetjes që Bowie, familja e Danit, familja ime dhe unë kemi marrë.

Në këto kohëra më të errëta, është jashtëzakonisht e vështirë të ndjesh diçka tjetër përveç trishtimit, e lëre më mirënjohjen, por ne kemi gjetur disa momente të ndjesisë së atij bashkimi dashurie që ka ardhur nga larg e gjerë për Danin tonë. Ajo ishte më e mira nga më të mirat, dhe kjo është dëshmi për të”.

Çifti kishin një fëmijë bashkë, ndërsa fejesën e kishin shpallur në dhjetor të 2019-ës.

Image

Tom Mann dhe Danielle Hampson

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama ka uruar Kurban Bajramin

Story i radhës

Rusia grumbullon forcat ato pranë Ukrainës për operacionet e ardhshme ofensive

Të fundit nga