E diela e zezë e selisë blu/ “Fitoret” e Bashës, humbjet e PD-së, rikthimi i Berishës dhe bojkoti

March 7, 2022
min lexim

Durrësi i goditur nga tërmeti dhe nga akuzat për lidhje të krimit me politikën, votoi sërish socialistët.

Në një fletë, vota ndaj Emiriana Sakos, kishte dhe një dedikim për të. Sako ishte përfshirë në procesin e rindërtimit, duke përuruar shtëpi edhe tre ditë para zgjedhjeve, megjithëse durrsakët mendonin se nuk ishte bërë mjaft.

Shume lushnjarë kishin këtë shqetësim, në qytetin, ku ish-kryebashkiaku dhe 20 punonjës të bashkisë janë në burg të dyshuar për korrupsion. Por të dielën ish-vartësja e tij Eriselda Sefa, fitoi me diference të thellë. Në burgun e Rrogozhinës, një kartëvizitë mbi një filxhan kafeje, ishte shenja më e qartë se socialistët, në heshtje, ishin kujdesur që mos t’u humbiste asnjë votë.

Në Shkodër fitoi kandidati i Berishës dhe për herë të parë në historinë e saj, PD-ja nuk mori asnjë votë nga një kuti votimi. Në Shkodër, në Durrës, në Vorë, në Dibër dhe në Lushnjë Partia Demokratike doli në vend të tretë. Berisha realizoi kështu synimin tjetër:

“Realizuam qëllimin që të ishim forcë e dytë”, u shpreh Ardian Muka.

Një shembull i mprehtë që forcon dilemën, cila është sot opozita reale? Kandidati i Berishës në Dibër, edhe ai i radhitur i dyti, thotë atë që e mendojnë shumë vetë.

“Basha ka humbur, të gjithë e kuptojnë cila është opozita e vërtetë”, tha Kryemadhi.

Për shumë demokratë, e hëna ka qenë një ditë e vështirë.

“Ditë e tmerrshme”, tha Ervin Salianji.

Vetë Basha ama mendon se të gjithë ne mendojmë, se ai nuk ka humbur kurrë.

Por sot kjo thirrje nuk i vjen më nga kritikët, por nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Por ka shumë që mendojnë se problemi nuk është që Partia Demokratike ka zbritur në vend të tretë, por në vend të katërt. Shifrat e zgjedhjeve të ditës së diel tregojnë se aty ku ka fituar mazhoranca , votat e saj janë më shumë sesa votat e mbledhura bashkë të PD-së dhe të Berishës.

Përqindja e pjesëmarrjes ishte vetëm 30 përqind, ç’ka të shtyn të mendosh, se partia e të abstenuarve, ishte partia e tretë e te dielës. Për Bashën edhe kjo është një fitore, ashtu si të tjerat: vetëm në fletoren e tij.

“Njerëzit braktisen në shumicë zgjedhjen”, tha Basha.

Por shumë mendojnë se dëmi më i madh që është shkaktuar, është humbja e besimit se opozita, mund të jetë alternative dhe ndaj ata të dielën, zgjodhën të vazhdojnë jetën e tyre normale, por jo të votojnë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Murati tregon përfitimet nga programi “Ekonomia e Kujdesit” 

Story i radhës

Starlink vazhdon furnizimin e Ukrainës me terminalë të internetit satelitorë

Të fundit nga

ShkoLartë