Starlink vazhdon furnizimin e Ukrainës me terminalë të internetit satelitorë

SpaceX ka vendosur të dërgojë më shumë terminale në Ukrainë sipas presidentit të vendit Volodymyr Zelensky. “Bisedova me Elon Musk. Jam mirënjohes për mbështetjen e tij ndaj Ukrainës me fjalë dhe vepra,” shkruante Zelensky në rrjetin social Twitter.

“Javën e ardhshme do të marrin të tjera sisteme të Starlink për qytetet e shkatërruara.”

Më 26 Shkurt SpaceX dërgoi disa terminale Starlink pas kërkesës së zëvendës kryeministrit Mykhailo Fedorov. Dërgesat mbërritën më 28 Shkurt ndërsa disa ditë më vonë kompania paralajmëroi për përdorim të kujdesshëm të pajisjeve të cilat mund të bëhen shënjestër e ushtrisë Ruse.

Pushtimi i Rusisë ka testuar infrastrukturën e internetit të Ukrainës. Luftimet në qytetet si Kyiv dhe Mariupol kanë shkaktuar ndërprerje për Gigatrans, ofruesi backbone i Ukrainës. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E diela e zezë e selisë blu/ “Fitoret” e Bashës, humbjet e PD-së, rikthimi i Berishës dhe bojkoti

Story i radhës

Zelensky do të mbajë një fjalim ‘historik’ para deputetëve britanikë të martën

Të fundit nga