​E çuditshme ajo që po ndodh në terenin e “San Siros” derisa po ofrohet derbi Inter-Milan

min lexim

Interi dhe Milani do të përballen ballë për ballë në stadiumin “San Siro” këtë fundjavë.

Ndeshja është planifikuar të fillojë të shtunën në orën 18:00, kur Serie A të rifillojë pas pushimit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

Kjo kohë u shfrytëzua mirë duke u bërë rinovimi i fushës pasi të dy trajnerët Simone Inzaghi dhe Stefano Pioli u ankuan se gjendja e fushës ishte thjesht e tmerrshme, përcjellë KosovaPress.

Gjendja e fushës u rëndua tej mase kur kalendari i Serie-A parashikoi që si Interi ashtu edhe Milani t’i zhvillojnë ndeshje në këtë stadium brenda dy ditëve.

Megjithatë, “La Repubblica” shkruan se vetëm disa pjesë të fushës janë bërë të reja dhe të tjerat janë të vjetra, duke krijuar një efekt të çuditshëm lara-lara.

Për të mbuluar dallimet e dukshme dhe për ta bërë atë të duket më mirë në televizion, është raportuar se zonat më të vogla do të lyhen me ngjyrë jeshile.

Kjo nuk është një qasje e re, pasi kjo u bë një dekadë më parë gjatë periudhave më të këqija të fushës në “San Siro”.

Ajo që boja nuk do të bëjë është të rregullojë problemin thelbësor, i cili është se terreni është shumë i fortë dhe bari është i copëtuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pantina: Gërvalla e ngathtë në punën e saj

Story i radhës

Katër shenjat më të vërteta të zodiakut, sipas një astrologu

Të fundit nga