E butë si shkumë, si të gatuani bukën turke që më pas s’do ia ndani tavolinës suaj

min lexim

Turqia njihet për gatimet karakteristike dhe të veçanta të cilat janë edhe pjesë e traditës së tyre. Gjithashtu ata janë profesionist të brumit dhe llojrat e ndryshme të bukës nuk mungojnë në tryezat e tyre. Sot po ju sjellim një ndër recetat e veçanta.

Gatuani bukën turke dhe shërbejeni për mëngjes, darkë ose për drekë

Përbërësit:

– 500 g mielli;
– 2 lugë tharmë;
– 150 ml ujë të ngrohtë;
– 150 ml qumësht (të ketë temperaturë dhome);
– kripë sipas shijes;
– 3 lugë vaj ulliri.

Për lyerje:

– spec i bluar;
– majdanoz;
– gjalpë të shkrirë.

Përgatitja:

▪ Përzieni kripën dhe miellin, ndërsa tharmin thërrmojeni me ujë të ngrohtë.
▪ Kur të aktivizohet tharmi, përzieni të dy tretjet dhe shtoni qumështin.
▪ Ngjisheni derisa të gjithë përbërësit të bashkohen.
▪ Në fund shtoni vajin e ullirit dhe ngjisheni derisa të bëhet brumë i lëmuar.
▪ Lyeni brumin me vaj ulliri, mbulojeni dhe lëreni një orë që të bymehet në ambient të ngrohtë.
▪ Ndani brumin në 6 pjesë dhe formoni topa.
▪ Spërkateni sipërfaqen me mielli, lërini topat e brumit edhe pak dhe hidhni sipër miell.
▪ Përhapni në një rreth të hollë dhe pastaj kalojeni në një tigan dhe piqeni në zjarre mesatarisht të lartë rreth 5 – 7 minuta (2.5 – 3 minuta në secilën anë).
▪ Në gjalpin e shkrirë shtoni majdanoz të copëtuar dhe speca të grimcuar dhe lyejeni secilën simite.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Situata në klubin e Ferizajt, presidenti Abazi iu drejtohet tifozëve

Story i radhës

Kush është vajza misterioze me të cilën darkoi Kanye West?

Të fundit nga