Sulmuesi i Interi Edin Dzeko ndjen se Interi largohet me kokën lart pas humbjes 2-0 në shtëpi ndaj Liverpool-it, pasi ata treguan se mund të konkurrojnë në këtë nivel të Ligës së Kampionëve.
“Nerazzurrët” dominuan në “San Siro” dhe goditën edhe traversën e portës me Hakan Calhanoglu, por nuk mundën t’i konkretizonin rastet, një problem që e kanë vuajtur vazhdimisht në këtë kompeticion deri më tani këtë sezon.
“E vetmja gjë që na mungonte ishte fitimi i ndeshjes. Ne luajtëm mirë për 65 minuta, patëm raste dhe nuk i lejuam asgjë një prej skuadrave më të mira në Evropë”, tha Dzeko për “Amazon Prime Italia”.
“Është për të ardhur keq të pranosh nga një goditje këndi, ku zakonisht jemi të fortë. Ky është problemi kundër skuadrave të mëdha, nëse nuk shfrytëzoni shanset tuaja, ata do t’ju ndëshkojnë”.
“Ne provuam gjithçka, të gjithë dhanë gjithçka për 90 minuta. nuk mjaftoi. Ne e lëmë këtë humbje me kokën lart, sepse e dimë që kemi dhënë gjithçka”, tha Dzeko në fund.