Sali Berisha i rikthehet protestave: Qytetarët të përgatiten për të shpartalluar…

Sali Berisha i është rikthyer planeve për protestë. Sot nga Kuvendi ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të përgatiten për “protestat më të fuqishme që ka njohur ky vend”.

Duke folur për aferën e inceneratorëve, ish kryeministri tha se hetimi parlamentar dhe ai i SPAK po përpiqen ta varrosin këtë skandal.

Sali Berisha: Janë dy hetime, një parlamentar e një hetim i SKAP-it të dyja përpiqen të varrosin cështjen, ju sjellin ju konfuzion me Gugale e stërgugale me Zoto e Mërtir por gjithcka bëhet për të mbuluar hajdutët e vërtetë. Asnjë qindarkë nuk lëvizte dot pa miratimin e Edi Ramës, nën nxitjen e Don Agacios.

Kjo aferë do zgjidhet vetëm nga qytetarët shqiptarë, ndaj u bëj thirrje të përgatitemi për protrstat më të fuqishme për të shpartalluar këtë vello të zezë vjedhje korrupsioni që po hidhet mbi ju këtë përpjekje djallëzore për të mbuluar këtë aferën më të madhe të zbuluar deri më sot, por është jo më shumë se një e dhjeta e aferës së portit të Durrësit aferë në të cilën do jetë Edi Rama në bashkëpunim me Lulzim Bravën kanë stisur plackitjen grabitjen e 810 mijë m2. Kanë larguar e po largojnë po lënë Shqipërinë pa porte. Të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur ky vend

Përmendni këtu emrin e Gugalljas e Zotos, ata janë vetëm ushtarë more, pionër në këtë aferë të tmerrshme që nuk ekziston për kreun e Meduzës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dzeko: Ne luajtëm mirë për 65 minuta

Story i radhës

Qytetarët që kanë marrë fatura të larta për rrymën, numrat nga orëmatësit duhet t’i paraqesin këtu

Të fundit nga