“Dyshohet se u porosit nga persona të tjerë”/ Zbardhet autorësia e dhunës ndaj drejtorit të OSHEE-së, identifikimi i tyre u bë me përgjime dhe…

Policia e Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë ka arritur të zbardhë ngjarjen e datës 30 nëntor të këtij viti ku u dhunua, duke u goditur me sende të forta Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Edmir Përndreca.

Si autorë të dyshuar të ngjarjes janë shoqëruar në polici 5 persona, ku për dy prej tyre është prerë fletë arresti, përkatësisht Sebastiano Malotaj dhe Leonard Pepa.

Ndalimi i tyre u bë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës me urdhër të Prokurorisë së Lezhës, e cila pas veprimeve hetimore arriti të identifikojë dhunuesit.

“Si rezultat i operacionit “Fundviti”, u identifikuan, u kapën dhe u ndaluan shtetasit L. P., 27 vjeç dhe S. M., 27 vjeç, të dy banues në Lezhë, për veprat penale ‘Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje’.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëritjetrin, fillimisht i kanë dëmtuar automjetin shtetasin E. P., gjatë lëvizjes, dhe më pas e kanë goditur atë, për shkak të detyrës, duke i shkaktuar dëmtime fizike”, sqaron policia.

Ka dyshime të forta se mund të jenë porositur nga persona të tjerë për të dhunuar drejtorin e OSHEE në Lezhë. Identifikimi i autoreve të dyshuar të ngjarjes u bë falë metodave speciale të hetimit, përmes përgjimeve ambientale dhe fokusimit të automjetit që kanë përdorur ditën e ngjarjes, ndërsa hetimet po drejtohen nga Prokurori Sabri Kastriti.

DHUNA

Drejtori i Njesisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë Edmir Përndreca, u dhunua mbrëmjen e 30 nëntorit në rrugën LezhëShënkoll. 43-vjeçari po lëvizte me makinën e OSHEE, teksa u godit nga pas qëllimisht nga një automjet tjetër pasi ishte ndjekur.

Pas goditjes, 2 shoferët si dhe 2 pasagjerët e automjetit tjetër janë konfliktuar, të cilët e kanë dhunuar fizikisht drejtorin e OSHEE-së, duke i shkaktuar fraktura në kokë, krahë dhe këmbë.

Ai u mor nga autoambulanca dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi pas kontrolleve të shtuara për vjedhje dhe mospagim të energjisë elektrike ku u ndëshkuan disa abonentë përfshirë dhe biznese.

Në aksin rrugor ShënkollëLezhë, automjeti i OSHEEsë që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.

Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po merr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme”, sqaronte policia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ansu Fati në shitje, Barça cakton çmimin

Story i radhës

Policia e Kosovës: Po hetojmë rrëmbimet e raportuara të serbëve nga grupet kriminale

Të fundit nga