dyshohet se shiti mbi 110 arme zjarri ne gjakove pronari i poligonit akuzohet edhe per kallezim te rreme 6aeb74d4348e7

Dyshohet se shiti mbi 110 armë zjarri në Gjakovë, pronari i poligonit akuzohet edhe për kallëzim të rremë

November 4, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet ndaj tre personave, të dyshuar për shitjen e paautorizuar të më shumë se 110 armëve të zjarrit, të cilat dyshohet se ndodheshin në depon e një poligoni të licencuar në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari me inicialet V.C. dyshohet se nga fillimi i tetorit 2026 deri më 30 tetor të këtij viti, në poligonin e armëve “T…”, ka shitur në mënyrë të paautorizuar mbi 110 armë zjarri te dy persona të tjerë, me inicialet D.P. dhe L.U., të cilët aktualisht ndodhen në arrati.

Pas shitjes së armëve, sipas dyshimeve të Prokurorisë, V.C. e kishte raportuar rastin në Policinë e Kosovës, duke pretenduar rrejshëm se armët ishin vjedhur.

Ndaj V.C. është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa Prokuroria ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Gjakovë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

Hetimet kanë nisur edhe ndaj D.P. dhe L.U., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Ndërkaq, V.C. dyshohet edhe për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, sipas nenit 382, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me vendndodhjen e armëve apo me veprimet e mëtejshme hetimore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali nga berlini integrimi gradual ne tregun evropian duhet te sjelle perfitime konkrete per qytetaret 6aeb74618bfb5
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali nga Berlini: Integrimi gradual në tregun evropian duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët

brukseli mbyllja e negociatave te shqiperise me be ne ne 2027 eshte e arritshme 6aeb751c8776e
Lajmi i radhës

Brukseli: Mbyllja e negociatave të Shqipërisë me BE-në në 2027 është e arritshme

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë