Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë në autostradën Zagreb-Goriçan mëngjesin e së shtunës.
Të paktën 12 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Të aksidentuarit janë dërguar në spitale të ndryshme, ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm.
Sipas informacioneve aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 05:30. Në autobusin, i cili doli nga rruga dhe ra brenda një kanali, kishte pelegrinë që ishin nisur për në Medjugorje nga qyteti polak i Tomaszoë Mazowiecki, i cili është rreth 1350 km nga destinacioni përfundimtar.
Nuk ka ende të dhëna mbi shkaqet e aksidentit apo rrethanat në të cilat ka ndodhur, por paraprakisht dyshohet se shoferin e ka zënë gjumi në timon.
Policia shkoi në vendngjarje dhe po kryen hetimet. Ndërsa ekipet e zjarrfikësve bënë të mundur nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve nga autobusi.