dyndje te femijeve me grip ne urgjencen e pediatrise shkaku kryesor temperatura deri ne 39 grade 6962ab836bde0

Dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë, shkaku kryesor temperatura deri në 39 gradë

January 10, 2026
1 minut lexim

Temperatura e lartë tek të vegjlit dhe vështirësia për të menaxhuar  bënë që prindërit ti drejtohen menjëherë urgjencës pediatrike.

Mjekët thonë se numri i fëmijëve që paraqiten në urgjencë është mbi 200.

“Mbizotëron temperatura e lartë 39 grade celsius”, tha Albert Lama.

Virusi respirator sinsicial ka rritur numrin e fëmijëve të shtruar në spital. Ndërkohë që nuk mbeten pas viursi A i gripit me dy nëntipet e tij Ah1 n1 dhe Ah2 N3 por edhe virusi B. Fëmijët janë të prekur edhe nga Sars Cov 2. Fluksi më i madhe i fëmijëve që paraqiten në urgjencë janë orët e pasdites së vonë dhe nata.

Mjeket u kërkojnë prindërve mos të paraqiten menjëherë në urgjencë kur konstatojnë temperaturë tek fëmijët pasi deri në tre ditë mund ta menaxhojnë në kushte shtëpi duke u konsultuar me mjekun. Për shkak se bashkëqarkullojnë disa viruse dhe viroza kur paraqitesh në urgjencë pritja në radhë mund të bëjë që fëmijës t’i mbivendoset një tjetër infeksion respirator duke komplikuar më shumë gjendjen  shëndetësore të fëmijës.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

roma nuk lejon befasi mposht skuadren e reprezentuesit te kosoves 6962aad45a859
Lajmi i mëparshëm

Roma nuk lejon befasi, mposht skuadrën e reprezentuesit të Kosovës

astronomet kane zbuluar nje grumbull galaktikash te pashpjegueshme te nxehte qe nuk duhet te ekzistonin 6962abaf7f807
Lajmi i radhës

Astronomët kanë zbuluar një grumbull galaktikash të pashpjegueshme të nxehtë që nuk duhet të ekzistonin

Të fundit nga

ShkoLartë