Dyfytyrësia nuk ia VLEN! Izet Mexhiti shpërthen kundër Taravarit pas “tradhëtisë” politike

Dyfytyrësia nuk ia VLEN! Izet Mexhiti shpërthen kundër Taravarit pas “tradhëtisë” politike

Zëvendëskryeministri i parë dhe një nga liderët kryesorë të VLEN-it, Izet Mexhiti, përmes një shkrimi në rrjetin social facebook ka reaguar ashpër duke e cilësuar si akt hipokrizie largimin e Arben Taravarit dhe afrimim e tij me Ali Ahmetin.

Në një status thumbues, Mexhiti nuk e fsheh zhgënjimin dhe e shpall qartë: Taravari nuk ishte kurrë sinqerisht me ne. Ai u ftua të bëhej bartës i ndryshimit, por zgjodhi të bëhet pjesë e sistemit që deri dje e denonconte.

“Të ftuam të bëhesh bartës i ndryshimit. U bëre simbol i Revolucionit të dritave. Edhe pse humbës në qytetin tënd, shpërndaje ‘Efridol’ për BDI-në”, shkruan Mexhiti, duke nënkuptuar se Taravari përfitoi nga kauza, por në momentin vendimtar, tradhtoi idealin.

“Euforia jote paska qenë vetëm sa për kamerë. Asgjë e sinqertë. Asnjë dritë e vërtetë.” vazhdon Mexhiti duke shprehur zhgënjimin që një figurë e ngritur mbi shpresën për ndryshim, po i bashkohet një strukture që për vite është akuzuar për kapje të shtetit dhe abuzim me pushtetin.

“Sonte VLEN vendosi, dritat fiken për hipokrizinë. Dyftyrësia… nuk ia VLEN! mbyll statusin e tij Mexhiti, duke lënë të kuptohet se koalicioni do të ecë përpara pa Taravarin dhe pa ata që, sipas tij, i përdorën dritat si skenografi, e jo si vizion politik.

Screenshot
sqmken