Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka treguar se është i gatshëm të largohet nga klubi i Serie A këtë verë. Argjentinasit i skadon kontrata në qershor dhe si rezultat, ka qenë i lidhur me një numër të klubeve më të mira evropiane.
Skuadra nga Torino ka qenë e prirur për të lidhur të ardhmen e 28-vjeçarit për disa kohë, por deri më tani nuk kanë arritur në një marrëveshje për kushte të reja.
Tani sipas “La Gazzetta dello Sport”, Dybala është i bindur se Juventusi nuk dëshiron të mbajë më, prandaj do të dëgjojë oferta nga diku tjetër. Agjenti i Dibala-s thuhet se do të takohej me Juventusin për të diskutuar një marrëveshje të re të enjten, por takimi u shty deri në pushimin ndërkombëtar.
Inter, Tottenhami, Barcelona dhe Man. Siti janë lidhur me një lëvizje për sulmuesin argjentinas.