dy zjarre brenda pak minutash ne vlore nderhyjne sherbimet zjarrfikese 6a65d88ff25e2

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

July 26, 2026
1 minut lexim

Dy vatra zjarri janë regjistruar pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar shërbimin zjarrfikës të ndajë forcat në dy grupe për të përballuar situatat.

Zjarri i parë ra në një ‘fast food’, ku dyshohet se flakët u shkaktuan nga një bombol gazi.

Si pasojë u krijua tym i dendur dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme në ambientet e biznesit. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Ndërkohë, një zjarr i dytë përfshiu një kabinë elektrike pranë shkollës “Ali Demi”.

Për shkak të rrezikut, zjarrfikësit ndërhynë menjëherë, duke stakuar linjën elektrike dhe shuar flakët, të cilat mund të rrezikonin edhe banorët e pallatit pranë. Fatmirësisht, nga të dyja ngjarjet nuk raportohet për persona të lënduar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haxhiu kujton adem demacin kaloi 28 vjet ne burg por nuk hoqi dore kurre nga liria e kosoves 6a65d812eaf7c
Lajmi i mëparshëm

Haxhiu kujton Adem Demaçin: Kaloi 28 vjet në burg, por nuk hoqi dorë kurrë nga liria e Kosovës

momenti kur droni ukrainas godet direkt rafinerine ruse te naftes ne tyumen 6a65d8f08c591
Lajmi i radhës

Momenti kur droni ukrainas godet direkt rafinerinë ruse të naftës në Tyumen

Të fundit nga

63-vjetori i tërmetit në Shkup

Më 26 korrik të vitit 1963, Shkupin e dridhi një tërmet i fuqishëm ku jetën e humbën 1070 persona ndërsa u lënduan 3 mijë të tjerë. Nga tërmeti u shkatërruan 15800 ndërtesa
ShkoLartë