haxhiu kujton adem demacin kaloi 28 vjet ne burg por nuk hoqi dore kurre nga liria e kosoves 6a65d812eaf7c

Haxhiu kujton Adem Demaçin: Kaloi 28 vjet në burg, por nuk hoqi dorë kurrë nga liria e Kosovës

July 26, 2026
min lexim

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar veprimtarin e shquar Adem Demaçi në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke e cilësuar atë si një prej figurave më të rëndësishme të përpjekjes së Kosovës për liri.

Haxhiu bëri të ditur se, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, zhvilluan homazhe në nderim të Demaçit, për të kujtuar jetën dhe veprën e njeriut që për dekada u bë simbol i rezistencës politike shqiptare.

Ajo theksoi se jeta e Adem Demaçit lidhi disa prej etapave më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Postim i plotë:

Së bashku me Kryeministrin Kurti, bëmë homazhe në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, një prej figurave kryesore të përpjekjes së Kosovës për liri.

Jeta e tij lidhi disa etapa të historisë sonë. Ai ishte pjesë e rezistencës politike në kohën kur kërkesa për liri dënohej me burg, ishte zë i të drejtave të shqiptarëve kur ato mohoheshin dhe mbeti i pranishëm në jetën publike edhe kur Kosova hyri në një kapitull të ri të historisë së saj.

Shkrimtari që kundërshtoi gjakmarrjen ishte po ai veprimtar që kundërshtoi robërinë dhe, pas çlirimit të Kosovës, kërkonte me ngulm që liria të mos përdorej për hakmarrje.

Baca Adem i përkiste brezit që e përjetoi rëndë mohimin e të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi. Ai zgjodhi të mos heshtte dhe për këtë zgjedhje pagoi me 28 vjet burg. Kaloi 28 vjet në burg, por as burgimi dhe as përndjekja nuk e bënë të hiqte dorë nga bindjet e tij dhe nga kërkesa për lirinë e Kosovës.

Emri i Adem Demaçit kishte kaluar kufijtë e Kosovës shumë kohë para se Kosova ta fitonte lirinë. Amnesty International e mori në mbrojtje si të burgosur të ndërgjegjes, në Senatin amerikan u kërkua lirimi i tij, ndërsa Parlamenti Evropian e nderoi me Çmimin Saharov për qëndrimin e tij përballë një regjimi autoritar.

Adem Demaçi nuk ishte njeri i fjalëve të matura për t’u pëlqyer të gjithëve. Ishte i drejtpërdrejtë, shpesh i ashpër dhe gjithmonë i gatshëm ta mbronte atë që besonte. Pikërisht për këtë arsye, figura e tij nuk mund të ndahet nga historia e mendimit politik dhe e rezistencës shqiptare në Kosovë.

Sot e kujtojmë me respekt për vuajtjen që përballoi me dinjitet, për qëndresën e tij dhe për jetën që e lidhi me lirinë e Kosovës.

Nderim i përhershëm Adem Demaçit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sherbimi ushtarak ne ballkanin perendimor nga tiktok u ne kazerme 6a65c18e61437
Lajmi i mëparshëm

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

dy zjarre brenda pak minutash ne vlore nderhyjne sherbimet zjarrfikese 6a65d88ff25e2
Lajmi i radhës

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Të fundit nga

63-vjetori i tërmetit në Shkup

Më 26 korrik të vitit 1963, Shkupin e dridhi një tërmet i fuqishëm ku jetën e humbën 1070 persona ndërsa u lënduan 3 mijë të tjerë. Nga tërmeti u shkatërruan 15800 ndërtesa
ShkoLartë