Dy vjet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO

March 27, 2022
1 minut lexim

Para dy viteve, Maqedonia e Veriut u anëtarësua në NATO. Në kushte të jashtëzakonshme, kur bota ballafaqohej me pandeminë e coronavirusit, ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Uashington iu dorëzua dokumenti origjinal i ratifikimit të Protokollit të Prespës për anëtarësim nga ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker.

Data 27 mars u shënua si datë historike, ndërsa urime erdhën nga shumë politikanë të huaj duke përfshirë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, sekretarin shtetëror Mike Pomppeo, kryetaren e KE-së, Ursula von der Leyen.

Më 30 mars 2020, flamuri i Maqedonisë u ngrit para selisë së NATO-s në Bruksel, në një ceremoni që shënon anëtarësimin zyrtar të vendit në NATO.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sot regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Story i radhës

I ndalen dritat “Empire State Building” për ta shënuar Orën e Tokës

Të fundit nga

ShkoLartë