Dy viktima dhe mbi 900 raste me koronavirus në Kosovë

1 minut lexim

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën dy viktima dhe 952 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.

Në këtë periudhë janë testuar 2.619 mostra, që nënkupton se 36.34 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Raste aktive janë 7.837.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Mbi 900 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 800 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 100 mijë.

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 3.178 vdekje.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus në botë

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ballkani i Hapur”, Serbia kërkon punëtorë nga Maqedonia dhe Shqipëria

Story i radhës

Po mbytej në det, pushuesit dhe dy roje bregdetare shpëtojnë të riun në plazhin e Spillesë

Të fundit nga