Dy vëllezër palestinezë të vdekur pasi u goditën nga automjeti i një koloni hebre

1 minut lexim

Dy vëllezër palestinezë vdiqën të shtunën në Bregun Perëndimor të pushtuar pasi u goditën qëllimisht nga makina e një koloni hebre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mohammed Mutir dhe Mohanad Mutair humbën jetën pasi u goditën nga makina në kalimin Zatera në jug të qytetit të Nablusit në Bregun Perëndimor, tha në një deklaratë Zyra e Guvernatorit të Kudsit.

Zakaria Feyale, zyrtar në Qalandiya pranë Kudsit, tha se vëllezërit u sulmuan ndërsa po prisnin buzë rrugës për të rregulluar një gomë të automjetit në të cilin po udhëtonin, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve. Vëllezërit po ktheheshin në shtëpi në Qalandiya nga Nablusi me anëtarë të tjerë të familjes.

Mohammed vdiq në vendngjarje, ndërsa Muhenned u lëndua rëndë dhe vdiq në një spital, tha Feyale, i cili vuri në dukje se koloni që godi qëllimisht vëllezërit palestinezë u largua nga vendi i ngjarjes.

Zyra e Guvernatorit më pas tha se koloni hebre është dorëzuar te forcat izraelite në postbllokun Zatera.





Story i mëparshëm

Kodi i procedurës penale të Kosovës – me përmasa evropiane

Story i radhës

Rama i del në mbrojtje emigrantëve: Kanë kontribuuar në ekonomitë e huaja, s’e kanë krijuar ata tregun e paligjshmërisë

Të fundit nga