Dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet në Donetsk

March 18, 2023
1 minut lexim

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur në sulmet në qytete në Donetsk, sipas guvernatorit të rajonit.

Pavlo Kyrylenko tha se një bombardim në Kramatorsk ka lënë dy persona të vdekur dhe tetë të plagosur – tre prej të cilëve janë në gjendje kritike, përcjell Bota sot.

Trupat ruse shënjestruan parkun Bernatsky Garden të qytetit me municione thërrmuese, tha Kyrylenko.

Një duzinë ndërtesash banimi dhe disa makina raportohet se u dëmtuan në sulm.

Ndërkohë, një bombardim rus i Kostyantynivka ka lënë gjashtë persona të plagosur.

Sipas z. Kyrylenko, pushtuesit rusë gjithashtu “gjuajtën disa breshëri me municione thërrmuese” në qytetin që shtrihet vetëm në juglindje të Kramatorsk.

Një shkollë u dëmtua në sulm, si dhe 10 shtëpi private, nëntë ndërtesa të larta, disa makina private dhe garazhe dhe një dyqan për fëmijë.

“Forcat okupuese të shtetit terrorist po luftojnë kundër popullatës civile… ato duhet të ndalen – nga forca e ushtrisë ukrainase, nga përpjekjet e gjithë botës së qytetëruar”, shkroi Kyrylenko në Telegram.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Tetë orë negociata, Kurti dhe Vuçiq akoma të mbyllur

Story i radhës

Tjetër dëmtim i rëndë për Richarlison?

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë